Kosova nivel tjetër

Futboll

Kosova nivel tjetër

Nga: Fetah Veliu Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 14:10
Fetah Veliu

Analizë

Ashtu siç edhe kemi paraparë, përfaqësuesja e Kosovës në shumë drejtime posedon vlera profesionale në cilësi të lojtarëve dhe të organizimit në lojë. Prandaj, dhe nuk ka qenë rastësi paraqitja e përfaqësueses sonë dhe rezultati i arritur! Ne edhe shumë herë dhe në prononcimet e meparme kemi potencu, “dhuratë e madhe është për Kosovën, që kemi lojtar të kalibrit të lartë teknik në përfaqësuesen tonë”!  Sidomos kemi potencuar, se këtë përfaqësuese nuk mund ta paramendoj pa liderin e saj, të jashtëzakonshmin Milot Rashica! Ti kthehemi paraqitjes së përfaqësueses sonë kundrejt asaj të Maltës. Teknikisht skuadra jonë ishte nivel tjetër, po ashtu edhe në aspektin fizik dhe nuk kemi dilemë edhe në vlerat profesionale dhe të personalitetit të lojtareve që posedojmë, me vlera të larta të veprimeve kognitive në organizim dhe automatizim të lojës!

Nuk dua të komentoj skuadrën kundërshtare, në paraqitjen, në organizim, defekte dhe interpretim të lojës nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Maltës, pasi kjo përfaqësuese në të gjitha drejtimet organizative është një nivel tjetër në krahasime me përfaqësuesen tonë! Mua, posaçërisht me ka lënë dilema, interpretimi i lojës nga përzgjedhësi i Kosovës Bernard Challander, sidomos cilët kanë qenë rekomandimet në pushimet pas fraksionit të parë të lojës, ku përfaqësuesja jonë ishte në organik të lojës mirë e vendosur, organizative, në funksionalitet dhe ekuilibër të transformimeve në dy fazat e lojës!

Por, çka ndodhi në 15 minutat e fraksionit të dytë të lojës dhe nga paraqitja organizative e përfaqësueses së Kosovës, në interpretim të lojës defensive dhe tërheqje të thellë në zonën e saj, gjerë në 16 metershin e saj, me çka i la shumë hapësirë skuadrës kundërshtare, duke rrezikuar portën tonë dhe çrregulluar organikën e lojës të fraksionit të parë të lojës, ku përfaqësuesja jone doli shumë përpara dhe atakonte portën, duke poseduar hapësirë dhe shkaktuar presion të duhur dhe të kontrolluar në pjesëfushën e kundërshtarit gjithçka në dobi të lojës së saj!

Pra, cili ishte rekomandimi i përzgjedhësit Challandes, në fraksionin e dytë, a është dashtë skuadra jonë të tërhiqet aq thellë në zonën e saj dhe të lejojë hapësirë të madhe skuadrës kundërshtare, në këtë dhe disa pyetje duhet kërkuar sqarime taktike të ndërmarra nga përzgjedhësi jonë? Hiq gabimet teknike dhe taktike të skuadrës kundërshtare, kombëtarja jone ne përfundim të lojës, ishte disa nivele me lartë e organizuar në lojë, duke i falënderuar liderit të saj Milot Rashica! Unë kam përshtypje të qartë, se lojtarët e përfaqësueses sonë posedojnë vlera të larta, vlera të tjera nga lojtarët e përfaqësueseve tjera garues në Ligën e Kombeve dhe ky kontingjent i lojtarëve të përfaqësueses sonë, mund të kenë rritje të mëdha të kalojnë në nivele të larta Evropiane, nëse ndihmohen në ekspert profesional, që posedojnë vlera të tjera profesionale, të personalitetit dhe të ekspertizës!

Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat