Ky është reagimi i Panuccit

Futboll

Ky është reagimi i Panuccit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 15:12
Panucci

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, doli në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Uellsit, ku foli për situatën e vështirë që po kalon kombëtarja shqiptare.

Si është raporti juaj me presidentin e FSHF? Keni biseduar me Dukën, kjo është ndeshja e fundit, apo do vazhdoni?

Këtë pyetje bëjani Dukës, mos ma bëni mua. Unë jam trajneri i Kombëtares dhe normalisht kam pozicionet dhe detyrat e mija. Këtu ka shumë të vërteta që nuk ka asnjë interes për t’i thënë, duhet të zgjidhim problemet e ekipit.

Si mund të dilet nga ky tunel?

Ka 1 vit e gjysmë që ekipi ka bërë një rënie, objektivi është të ecim sa më parë. Nga tuneli dilet duke punuar. Askujt nuk i intereson të thotë sa lojtarë i kanë munguar Shqipërisë në 1 vit e gjysmë. Gjermania doli e fundit në Ligën e Kombeve, imagjinoni çfarë mund t’i thonë të shkretit Lëv. Kur të jetë gjithë grupi në dispozicion, kjo skuadër mund të tentojë të shkojë në Kampionatin Europian. Duke qenë se unë jam përgjegjësi i vetëm, jam përpjekur të sjell diçka ndryshe.

Duke qenë se janë njerëzit arrogantë dhe nuk ndryshojnë mendim, nuk kam asnjë problemi të them që duhet të ndryshojmë patjetër. Historia tregon diçka tjetër. Unë nuk jam idiot. Duhet të ndryshoj. Po vazhduam në këtë rrugë, vë në vështirësi lojtarët.

Çfarë do të ndryshojmë, duke filluar që nesër?

Nesër do të duhet një ulërimë nga lojtarët, duhet të tregojnë atributet e tyre. Dëgjoj një stadium që ofendon me të drejtë, jam një person serioz dhe e vuaj shumë këtë gjë. Kam gabuar në këtë vit idenë e futbollit që duhet të sillja. Prandaj do të ndryshojmë dhe shpresoj të shkojmë në një rrugë që do të jetë e dyta.

Mos ndoshta keni gabuar që keni qenë euforik?

Nuk kemi treguar atë që ne jemi si Kombëtare. Kjo peshon në karakterin tim. Nuk i stërvit çdo ditë lojtarët. Duhet të trajnosh sa më pak të jetë e mundur me ndryshimet e lojtarë. Shumë ekipe big ka rënë nga Liga, nuk kam dëgjuar për ndërrimin e trajnerit, kjo është gjeja e fundit që diskutohet. Në Kombëtare nuk ka asnjëherë provë, jemi përpjekur të sjellim një ide por nuk shkoi mirë.

Koha për të punuar është, pastaj nëse e bëj unë apo jo merrni Dukën në telefon e pyeteni është apo jo Panuçi. Unë kam kontratë deri në nëntor 2019, nëse shkoj në Europian vazhdoj, në të kundërt kthehem në shtëpi. Kam respekt për punën dhe kush më paguan. E vuaj shumë dhe nuk e lë të shihet, rri i ekuilibruar

Keni folur me presidentin?

Jo nuk kam folur akoma me presidentin.

Plani B është nëse nuk dëmtohen lojtarët?

Unë grupin e kam në mendje, kam 6-7 lojtarë të dëmtuar që nuk janë. 10 lojtarë që kanë luajtur ndaj Skocisë nuk luajnë me klubet e tyre. Ky është një problem për mua. Ideja për të shkuar në një futboll ofensiv, ka qenë e gabuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat