Shtohen pretendentët për mbrojtësin e Ajaxit

Futboll

Shtohen pretendentët për mbrojtësin e Ajaxit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 15:20
Nicolas Tagliafico

Shtohen pretendentët për mbrojtësin e Ajaxit, Nicolas Tagliafico, për të cilin, pas Napolit, interesohet edhe Atletico Madridi.

Trajneri i “Los Colchoneros”, Diego Simeone e shikon argjentinasin si pasuesin ideal të 33-vjeçarit Filipe Luis, i cili jo pak herë u ka kërkuar drejtuesve të klubit spanjoll largimin. Gjithsesi, për të arritur te kartoni i 26-vjeçarit, më parë skuadra bardhekuqe duhet të mposhtë, përveç konkurrencës së Napolit, edhe atë të Arsenalit, pasi “Topçinjtë” janë futur seriozisht në garë për kartonin e Tagliafico, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Unai Emery, i cili dëshiron përforcime në mbrojtje për pjesën tjetër të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat