Zbulohet: Wenger ishte afër ta merrte drejtimin e Real Madrid

Futboll

Zbulohet: Wenger ishte afër ta merrte drejtimin e Real Madrid

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 18:32
Arsene Wenger

Arsene Wenger ka zhvilluar bisedime me Real Madridin, ndërsa ishte ende në krye të Arsenalit, ka zbuluar ish-presidenti i Paris Saint-Germainit, Charles Villeneuve.

Njeriu që kaloi 22 vite në drejtimin e ‘Topçinjëve’ asnjëherë nuk e ka bërë publike ndonjë kontakt me gjigantët spanjoll.

Tani është zbuluar se sa larg kishin shkuar bisedimet me Real Madridin, për ta bindur atë të largohet nga Londra Veriore.

Megjithatë, asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe Wenger ndau rrugët me Arsenalin në verë, pas dy dekadave në Emirates.

”Dy klube gjithmonë e donin atë si trajner”.

”Njëri ishte Bayern Munich, sepse ai flet katër gjuhë të ndryshme”:

”Unë shkova edhe në një gjimnaz në Itali për të ndjekur negociatat me Real Madridin, por ai qëndroi në Arsenal”, deklaroi ish-gazetari dhe ish-presidenti i PSG, Villeneuve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat