Gurbanov: Nesër u duhet vetëm një pikë Kosovës

Futboll

Gurbanov: Nesër u duhet vetëm një pikë Kosovës

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 19:18
Gurbanov: Nesër u duhet vetëm një pikë Kosovës

Kombëtarja e Azerbajxhanit po e mban konferencën para ndeshjes me Kosovës në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Trajneri i Azerbajxhanit, Gurban Gurbanov, ka thënë se nesër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, por që do të tentojnë të fitojnë.

“E falënderojë trajnerin Bernard Challandes për komplimentet. Në Azerbajxhan kam folur mirë për Kosovën pasi që kanë potencial. Nesër u duhet vetëm një pikë Kosovës dhe stadiumi do të jetë i mbushur”, deklaroi Gurban Gurbanov.

“Ne do ta japim maksimumin për të arritur fitore. Nuk mendoj se Azerbajxhani është favorit. Gjasat janë të barabarta”, shtoi Gurbanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat