Henry habit kur zgjedh golin më të mirë të Messit

Futboll

Henry habit kur zgjedh golin më të mirë të Messit

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 09:45
Pamje nga video

Lionel Messi i ka shënuar aq shumë gola të jashtëzakonshme, saqë është e vështirë ta zgjidhesh më të mirën, por pak veta e mbajnë mend golin e tij kundër Malagës në edicionin 20008/09.

Ama, Thierry Henry e mban në mend atë gol, dhe për më tepër e vlerëson atë si golin më të mirë të Messit për shkak të vështirësive teknike të përfshira në të.

“Goli më i mirë i Messit që e kam parë ishte ai ndaj Malagës në shtëpi, sepse e sfidoi logjiken me atë që bëri”, tha Henry.

“Drejt tij vjen një top diagonal dhe ai e kontrollon me gjoks. Ai vrapon me tërë fuqinë, e kalon lojtarin e parë teksa një tjetër i ngjitet mbrapa. Sikur ta bënte edhe një hap, lojtari i dytë do ta largonte topin”, shpjegoi Henry.

Por, argjentinasi nuk e bëri edhe një hap tjetër dhe e shtyu topin përpara me këmbën e majtë .

Pastaj ngeci, e goditi topin dhe shënoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat