Ibrahimoviq i gatshëm të kthehet te Milani

Futboll

Ibrahimoviq i gatshëm të kthehet te Milani

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 12:06
Zlatan Ibrahimoviq

Sulmuesi suedez dëshiron të luajë sërish me skuadrën nga Serie A.

Zlatan Ibrahimoviq pret një telefonatë të Leonardos, për të diskutuar për rikthimin e tij të mundshëm te Milani. 

Vetëm biseda me drejtuesit kuqezi mund ta bindë që të luajë sërish në Evropë, duke u ndarë para kohe me Los Angeles Galaxy. 

Gazzetta dello Sport shkruan rreth një marrëveshjeje të mundshme mes Leonardos dhe menaxherit të suedezit, Mino Raiola. 

Për t’u rikthyer tek Milani Ibra pranon edhe një pagë të vogël, prej dy milionë euro për gjysmë sezoni. 

Problemi qëndron te kohëzgjatja e kontratës, sulmuesi veteran do të pranonte të transferohej në Milano edhe për gjashtë muaj. 

Tani gjithçka është në dorën e Milanit, por më parë duhet pritur vendimi i UEFA-s pasi klubi është në telashe për Fair Play Financiar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat