Vëmendja në stadiumin “Fadil Vokrri”

Futboll

Vëmendja në stadiumin “Fadil Vokrri”

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:28
Vëmendja në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kosova ka mundësinë e artë të shkruajë sot historinë e saj në arenën ndërkombëtare. Kombëtarja jonë në futboll është pranë kualifikimit në fazën Play-Off të Ligës së Kombeve.
Djelmoshat tanë përballen me Azerbajxhanin në “finalen” e grupit 3 të Ligës D. Kosova momentalisht kryeson grupin me 11 pikë, dy më shumë se sa Azerbajxhani.
Fitorja dhe barazimi i ‘Dardanëve’ dërgojnë skuadrën e përzgjedhësit Bernard Challandes në gjysmëfinale, ku ëndrra për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020 do të vazhdojë.
Takimi luhet në stadiumin që mban emrin e legjendës, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më 9 qershor të këtij viti. Ndeshja nis në ora 20:45.
Nëse Kosova fiton, në gjysmëfinale të Play-Offit do të takohet me Maqedoninë në Shkup, ndërsa nëse Kosova barazon, atëherë në gjysmëfinale do të përballet me Gjeorgjinë në Tbilisi. Maqedonia dhe Gjeorgjia kanë fituar më shumë pikë në grupet e tyre se sa Kosova. Në gjysmëfinale luhet vetëm një ndeshje. 
Kampioni i Ligës D kualifikohet direkt në Kampionatin Evropian 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat