UEFA konfirmon se Milani është nën hetime

Futboll

UEFA konfirmon se Milani është nën hetime

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:55
Milan

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë se organi qeverisës i futbollit evropian kishte qenë i vetëdijshëm se kishte probleme me marrëveshjen e Yonghong Lisë për blerjen e Milanit.

Biznesmeni kinez e kishte blerë klubin italian nga Silvio Berlusconi në prill të vitit 2017, por e detyrua t’ia shesë kompanisë Elliot vetëm një vit më vonë, kompani kjo që e ka pronësinë e klubit për momentin.

Gjatë kohës kur Li ishte pronar i Milanit, ai nuk arriti ta menaxhojë mirë klubin dhe bëri shpenzime qesharake. Fillimisht, kuqezinjtë u larguan nga Evropa Liga për shkeljen e rregullave të transferimit, Financial Fair Play (FFP).

Por, Milani e apeloi këtë vendim dhe ankesa e klubit italian u mbështet nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, por drejtuesit u takuan sot në Nyon ku diskutuan për ta arritur një marrëveshje.

“Unë jam përgjigjur për këtë gjë edhe në të kaluarën, ka autoritete të pavarura që janë duke e hetuar këtë gjë dhe unë nuk dua t’i pengojë hetimet”, tha Ceferin kur u pyet se pse u lejua Li ta blinte Milanin.

“Mendoj se duhet të ketë qenë diçka politike, por unë nuk dua t’i diskutojë problemet dhe detajet më specifike. Të gjithë e dimë se kishte një problem por nuk është puna imë ta analizoj atë thellësisht, sepse përndryshe s’do të kishte nevojë për autoritet e pavarura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat