Shkëndija për lojtarët e saj

Futboll

Shkëndija për lojtarët e saj

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:58
Shkëndija për lojtarët e saj

Mbrojtësit e Shkëndijës nga Tetova ishin standard në formacionin e Maqedonisë që siguroi vendin e parë në grup dhe play-off në Ligën e Kombeve. Ndërkohë Shefiti dhe Imeri realizuan nga një gol në miqësoret e shpresave të Shqipërisë. Përfaqësuesja e Maqedonisë vazhdon ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2020, pasi tashmë ka siguruar gjysmëfinale si vendas në play offin e Ligës së Kombeve.

Egzon Bejtullai dhe Visar Musliu luajtën nga 90-të minuta të plota në fitoret e Maqedonisë 2:0 të premten në Vaduz me Lihtenshtajnin dhe 4:0 parmbrëmë në Shkup kundër Gjibraltarit. Kështu dy kuqezinjtë me përfaqësuesen e vendit ndalen në pozitën e parë në grupin 4 të Ligës D dhe përmes Ligës së Kombeve shpresojnë të kapin Kampionatin Evropian.  Paraqitje pozitive edhe për Shefit Shefitin dhe Omar Imerin me kombëtaren U21 të Shqipërisë. Të dy lojtarët tanë kanë realizuar nga një gol në dy miqësoret me Maltën U21. Fillimisht në testin e parë më 16 nëntor në Tiranë, Omar Imeri realizoi golin e epërsisë nga pika e bardhë në fitoren 2:0. 

Ndërkohë më 19 nëntor në sfidën e dytë të fituar 3:2 nga kuqezinjtë në Shkodër, Shefit Shefiti zhbllokoi rezultatin në start të ndeshjes pas një skeme të shkëlqyeshme nga gjuajtja e lirë dhe asistit të marrë nga Imeri. Lojtarët pasi kanë kryer obligimet me ekipet përfaqësuese u kthehen angazhimeve në skuadrën tonë që vijon përgatitjet për sfidën e radhës të enjten me Sileksin në Tetovë, thuhet nga Shkëndija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat