Miliona fitime

Futboll

Miliona fitime

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:05
Karl-Heinz Rummenigge

Nga ana sportive situata nuk është aq e mirë te Bayern Munih, por nga ana financiare gjithçka është në rritje. Kampionët rekord të Gjermanisë e kanë mbyllur më së miri sezonin 2017/18. Fitimi është 647,4 milion euro, rreth 17 milion euro më shumë se një sezon më parë.  Nëpërmjet vlerës së tretë më të lartë të historisë, klubi do të ketë më shumë mundësi të blejë lojtarë në afatin kalimtar të ardhëshëm. Shefi Karl-Heinz Rummenigge, tha: “FC Bayern është shumë i kënaqur me rezultatet e vitit në aspektin ekonomik. Përveç suksesit sportiv të sezonit të kaluar me triumfin në Bundesliga, edhe nga ana ekonomike klubi ka kaluar një sezon shumë të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat