Këta janë shqiptarët që ia siguruan play-offin Maqedonisë

Futboll

Këta janë shqiptarët që ia siguruan play-offin Maqedonisë

Nga: R.Ibrahimi Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:41
Këta janë shqiptarët që ia siguruan play-offin Maqedonisë

Maqedonia shënoi fitore bindëse kundër Gjibraltarit në Shkup me rezultat 4:0, duke siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të play-off në Ligën e Kombeve për kualifikim në Euro 2020.

Në këtë triumf historik kanë merita edhe futbollistët shqiptarë si: Egzon Bejtullai, Visar Musliu, Enis Bardhi, Arijan Ademi, Ezgjan Alioski dhe Ferhan Hasani.

Në ndeshjen e fundit kundër Gjibraltarit, Musliu, Bejtullai, Alioski dhe Bardhi ishin titullar, kurse në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Hasani (59') e Ademi (72’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat