Halili: Liga po i ngjanë Ligës së Kampionëve të Kosovës

Futboll

Halili: Liga po i ngjanë Ligës së Kampionëve të Kosovës

Nga: K. G. Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:31

Futsalli është ndër sportet që po e pushton zemrën e secilit në Kosovë krahas futbollit. “Sot me një takim rasti tek "Vlera" sportive në Fushë Kosovë, u takova me njeriun i cili solli futsallin në Kosovë për së pari herë së bashku me z.Suad Keçin, pra me z.Huar Morinën.

Pas një bisede të shkurtër për futsallin e futbollin e madh, ai u bë prapë iniciator që të ringjall Veteranët e Prishtinës, për të garuar në Ligën e Veteranëve të Futbollit të madh të Kosovës.

Si ligë testuese për në pranverë. Suad e Sunaj Keçi, Milaim Humolli, Baholli, Huar Morina e shumë legjenda të tjera të Kosovës nga Prishtina, vetëm sa do ta begatojnë e ti japin cilësi kësaj lige mund të them shqiptare.

Liga po i ngjanë Ligës së Kampionëve të Kosovës, sepse aty defilojnë e tregojnë cilësitë atraktivitetin e mjeshtërit e veta shumë Legjenda.

Pra Kampioni vështirë të përcaktohet para kampionatit, sepse aty do të përballën Kampionët e Kosovës Mitrovica, KEK-u, Feromikeli, Gjilani, Ulpiana, Ferizaj e Vitia, tani edhe Prishtina.

Sheremet Jusufi, Ynall Duraku. Enes Shosholli, Afrim Nebiu, Shpëtim Fetahu, Emin Baliqi, Seidi Onbashi, Gani Sejdiu, Enes Fetahu, pastaj Behram Berisha, Avni Shala, Naim Kodraliu, Mensur Simnica, Menduh Salihu, pastaj Muharrem Sahiti, Ismajl Rashiti, Ismet Ramushi, Naser Bunjaku, e Arsim Abazi, Sherif Topalli, Iljaz Mjaku, Rexhep Papazi, Luan Çerkini, Bujar Asllani, e Shyqeri Salihu, Hysni Dragaqina ,Tahir Sopa, Gazmend Sopa, e Zeqë Hasi, që nuk i kalon ndeshje pa shënuar golë, Arton Hajdari, Enver e Skënder Halili, e tash i bashkangjiten këtij treni edhe Sunaj e Suad Keçi, Huar Morina, Milaim Humolli etj.

Pra do të jetë një Ligë legjendash. Liga mund ti ketë vetë 10 skuadra, tani i ka 8. Shihemi në Mars 2019, me një garë të mjeshtërve”, shkruan Enver Halili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat