Xhengis do ta vëzhgojë Kosovën - Bota Sot
Xhengis do ta vëzhgojë Kosovën

Futboll

Xhengis do ta vëzhgojë Kosovën

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 18:17
Xhengis do ta vëzhgojë Kosovën

Xhengis Rexhepi, ndihmësi i seleksionuesit Igor Angellovski, ka udhëtuar për në Prishtinë, me qëllim që të analizojë lojën e Kosovës, kundërshtar i mundshëm i Maqedonisë në fazën e play-off të Ligës së Kombeve për kualifikim në Euro 2020, shkruan portali sportiv maqedonas “Sportmanija”, transmeton Lajm. 

Rexhepi do të ndjek ndeshjen Kosova-Azerbajxhani në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, sot (e martë, 20 nëntor, ora 20:45). 

Edhe pse është herët për ndeshjen gjysmëfinale, stafi teknik i Maqedonisë nuk i lë asgjë rastit, pasi sipas të gjitha gjasave Kosova do të jetë rival për në gjysmëfinale, e cila do të luhet në mars të vitit 2020. 
Rexhepi është një prej trajnerëve më të talentuar, i cili para pak kohës punoi te Sivaspor.

Kosova me fitore ose barazim e siguron pjesëmarrjen në gjysmëfinale të fazës së play-off në Ligën e Kombeve për kualifikim në Euro 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...