Shqipëria e mposht Uellsin dhe çliron Panuccin

Futboll

Shqipëria e mposht Uellsin dhe çliron Panuccin

Nga: Bota sot Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 19:44
Bekim Balaj

(E plotësuar) - Shqipëria e drejtuar nga Christian Panucci ka bërë autokritikë për atë humbje të pak ditëve më parë në Shkodër. Kuqezinjtë kanë fituar minimalisht 1-0 miqësoren e luksit përballë Uellsit, duke zbutur disi situatën.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Bekim Balaj me 11 metërsh. Takimi i "Elbasan Arenës" nisi i vrullshëm për të besuarit e Ryan Giggs që brenda dy minutave të para kishin 3 raste të pastra për të shënuar.

90' Akordohen 3 minuta shtesë 

87-ta minutë, Shqipëria shumë afër fitores.

84' Bale ndal Xhakën në mënyrë të gabuar, ndëshkohet me të verdhë

Minuta e 82-të e ndeshjes, Shqipëria vazhdon ta ruajë eprsinë.

68' Eros Grezda lë fushën e lojës, aktivizohet Sabjen Lilaj

60' Zëvendësim dhe te kuqezinjtë, Memushaj zë vendin e Lila 

59' Zëvendësim te Uellsi, Brooks i lë vendin Bale 

58' Balaj nga pika e bardhë, nuk gabon për 1-0 

57' Xhaka pengohet në zonë, akordohet penallti për Shqipërinë 

51' Ndal kundërsulmin e Shqipërisë, Gunter ndëshkohet me karton të verdhë.

46' Uellsi e nis menjëherë në sulm, Vokes e ndal vetëm Berisha.

46' Nis pjesa e dytë...

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria i bën "ballë" Uellsit

Shqipëria luan miqësoren e luksit ndaj Uellsit në "Elbasan Arena". Kuqezinjtë vijnë pas disfatës së thellë 4-0 ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve dhe takimi i sotëm pritet të jetë ai i kthesës. 90 minutëshi i sotëm mund të rezultojë edhe i fundit me Christian Panuccin në pankinë, pasi italiani është shumë pranë shkarkimit. Gjithsesi, një rezultat pozitiv, mund të ishte një autokritikë e bukur e Panuccit. 

45+1' Mbyllet pjesa e parë 

45' Akordohet 1 minutë shtesë 

36' Nervozizëm i Taulant Xhakës, godet me kokë kundërshtarin, por arbitri e fal. Vetëm karton i verdhë. 

35 minuta lojë por ende nuk ka gola, edhe pse të dyja ekipet kishin disa raste shënimi.

Minuta e 30-të, ende nuk ka gola.

Minuta e 25-të e ndeshjes, Shqipëria tregohet e rrezikshme me anë të Eros Grezdës, por pa arritur të gjejë golin.

Shqipëria po i bën ballë mirë Uellsit deri më tani, loja tani është pothuajse e barabartë, kur po zhvillohet minuta e 20-të e ndeshjes.

Minuta e 15-të, Uellsi rrezikon Shqipërinë.

Kanë kaluar 10 minuta lojë dhe rezultati ende i pandryshuar. Uellsi e ka iniciativën, ndërsa Shqipëria ende nuk ka rrezikuar.

Minuta e 7-të e ndeshjes, Shqipëria shpëton, Uellsi shumë afër golit.

Po zhvillohet minuta e 5-të e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Uellsit dhe rezultati mbetet ende i pandryshuar 0:0.

Ka nisur ndeshja...

Formacionet zyrtare, ja si rreshtohen Shqipëria e Uellsi

Kombëtarja shqiptare luan sot në mbrëmje sfidën miqësore me Uellsin, një sfidë që konsiderohet si një provë për kuqezinjtë tanë, që duhet të reagojnë pas humbjes së thellë të pësuar të shtunën nga Skocia, me rezultatin 4-0.

Kjo aktualja është një situatë shumë e vështirë për skuadrën tonë përfaqësuese, që është goditur nga ana psikologjike, ndërkohë që trajneri Panucci duket se po ndien hijen e shkarkimit nga detyra.

Në konferencën për shtyp të së hënës, trajneri italian deklaroi se do të bëjë ndryshime dhe se ideja e tij për të aplikuar një lojë sulmuese te skuadra jonë kombëtare ishte e gabuar. Mbetet për të parë se cilët do të jenë të përzgjedhurit e tij për këtë ndeshje.

Ajo që është e sigurtë për skuadrën tonë kombëtare është se, do të jenë sërish në dispozicion të trajnerit Basha dhe Hysaj, që rikthehen pas skualifikimit për shkak kartonash, duke mbetur jashtë skuadre për sfidën aq të rëndësishme me Skocinë.

Por, ndeshja me Uellsin nuk do të jetë aspak e lehtë për kombëtaren shqiptare, kjo sepse përballë ajo do të ketë një skuadër që ka në radhët e saj lojtarë si Aaron Ramsey dhe Gareth Bale, e që në klasifikimin e FIFA-s gjendet në vendin e 18.

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare dhe Uellsit do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 20:00, e do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga Maqedonia. Dejan Jakimovski do të jetë arbitri kryesor, ndërsa Nikola Karakolev e Kushtrim Lika do të jenë asistentët e tij.

Vlen të theksohet se Jakimovski është bërë arbitër i FIFA-s në vitin 2013 dhe sfida mes Shqipërisë dhe Uellsit do të jetë e sfida e pestë ndërkombëtare që ai drejton.

Publikohen formacionet zyrtare.

Shqipëria: Berisha, Veseli, Mavraj, Ismajli, Hysaj, Xhaka, Lila, Basha, Uzuni, Balaj, Grezda. Trajner: Kristian Panuçi

Uellsi: Uard; Roberts, Lokier, Lorencs, Ganter; Allen, King; Bruks,  Uilson, Xhejms; Vokes. Trajner: Rajan Gigs.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat