Kosova shemb Azerbajxhanin!

Futboll

Kosova shemb Azerbajxhanin!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 20:33
Festimi i golit

(E plotësuar) -  Kombëtarja e Kosovës shemb Azerbajxhanin me rezultat 4:0, në ndeshjen e fundit të grupit 3 të kualifikueseve në Ligën e Kombeve në Divizionin D në futboll. Ndeshje si finale, sepse luftohej për vend të parë, por djelmoshat e kombëtares së Kosovës dhanë maksimumin dhe nuk i dhanë asnjë mundësi rivalit që të jetë i rrezikshëm. Arbër Zeneli me tri gola dhe Amir Rrahmani me një i dhanë goditje tronditëse azerëve.

Kosova përfundoi në vend të parë me 14 pikë, pesë më shumë se Azerbajxhani në pozitën e dytë. Kosova përveç që ngritët në Ligën C, do të luajnë në gjymsëfinale të play-off-it kundër Maqedonisë, për të kërkuar kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian 2020. Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, meriton notë dhjetë, për faktin se ka ndërtuar një ekip shumë të fortë dhe u pa në secilën sfidë, pas asaj fitoreje me 5:0 në Maltë, në stadiumin "Fadil Vokrri" i mbajtën leksion azerëve me rezultat 4:0. Në minutën e 2-të, Arbër Zeneli nga rreth 16 metra me një dinakëri godet topin dhe fërfëllon në rrjetën e Azerbajxhanit, 1:0. Gol që ngriti në këmbë të gjithë tifozët në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Image

Valon Berisha në minutën e 29-të, nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra goditi bukur por topi për disa centimetra shkoi jashtë shtyllës pingule të portierit Agayev. Në minutën e 40-të,Kosova në situatë të palakmueshme, kur Almeida nga rreth 22-23 goditi fortë por portieri Arijanet Muriq me vetëmohim të pashoq shpëtoi portën.
42' Benjamin Kololli në situatë ideale por njëri nga mbrojtësit rival devijoi topin dhe shpëtoi portën. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 50-të, veprim i shpejt, Vedat Muriqi asistoi deri te Arbër Zeneli i cili del i vetmuar dhe me mjeshtri e mposhti portierin Agayev, 2:0. Në minutën e 61-të, Kosova shemb Azerbajxhanin! Mbrojtësi Amir Rrahmani nga afërsia me kokë shënon dhe 3:0. Arbër Zeneli shënon het-trik në minutën e 76-të. Ai me një veprim mjeshtëror brenda 16-shit, krijon hapësirë dhe goditi fortë, për të shënuar për 4:0. Kosova i shkaktoi humbjen e parë rivalit. Kosova përfundoi në vend të parë me 14 pikë apo me 4 fitore e 2 barazime dhe me goldallim 15:2, kurse Azerbajxhani është i dyti me 9 pikë, dy fitore, tri barazime e një humbje, me goldallim 7:6. 

Fitore e madhe e djelmoshave tanë, Kosova në festë, azerët të dëshpëruar. 

 


Kosova-Azerbajxhani    4:0
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: B. Millor (Franca).
Shënues: Zeneli (2', 50' e 76'), Rrahmani (61').
Kartonat e verdhë: Aliti - Nazarov, Abdullayev, Khalilzade.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kryeziu, Kololli, Shala, Rashica (Zhegrova 74'), V. Berisha (Halimi 85')V. Muriqi (Nuhiu 69').
Azerbajxhani: Agayev, Pashaev, Medvedev, Huseynov, Khalilzade, Garayev, Richard, Madatov (Abbasov 63'), Nazarov, Abdullayev (Qurbanov 71') dhe Dadashov (Izmailov 46'). 

 

 

Liga D, Grupi 3
Kosova-Azerbajxhani    4:0
Malta-Ishujt Faroe    1:1

Tabela

1. Kosova    6    4    2    0    14         
2. Azerbajxhani    6    2    3    1    9         
3. Ishujt Faroe    6    1    2    3    5         
4. Malta    6    0    3    3    3

84' Kosova përfundoi në vend të parë me 14 pikë, pesë më shumë se Azerbajxhani në pozitën e dytë. Kosova përveç që ngritët në Ligën C, do të luajnë në gjymsëfinale të play-off-it kundër Maqedonisë, për të kërkuar kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian.

Kosova-Azerbajxhani    4:0
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: B. Millor (Franca).
Shënues: Zeneli (2', 50' e 76'), Rrahmani (61').
Kartonat e verdhë: Aliti - Nazarov, Abdullayev, Khalilzade.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kryeziu, Kololli, Shala, Rashica (Zhegrova 74'), V. Berisha (Halimi 85')V. Muriqi (Nuhiu 69').
Azerbajxhani: Agayev, Pashaev, Medvedev, Huseynov, Khalilzade, Garayev, Richard, Madatov (Abbasov 63'), Nazarov, Abdullayev (Qurbanov 71') dhe Dadashov (Izmailov 46'). 

80' Gjithçka e qartë, Kosova e ka të sigurt fitoren.

76' Arbër Zeneli shënon het-trik. Ai me një veprim mjeshtëror brenda 16-shit, krijon hapësirë dhe goditi fortë, për të shënuar për 4:0.

74' Kosova afër fitores, luan me qetësi të madhe.

Kosova-Azerbajxhani    4:0
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: B. Millor (Franca).
Shënues: Zeneli (2' , 50' e 76'), Rrahmani (61').
Kartonat e verdhë: Aliti - Nazarov, Abdullayev, Khalilzade.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kryeziu, Kololli, Shala, Rashica (Zhegrova 74'), V. Berisha, Zeneli dhe V. Muriqi (Nuhiu 69').
Azerbajxhani: Agayev, Pashaev, Medvedev, Huseynov, Khalilzade, Garayev, Richard, Madatov (Abbasov 63'), Nazarov, Abdullayev (Qurbanov 71') dhe Dadashov (Izmailov 46'). 

72' Kosova mnë festë, fitoren e ka në xhep. Gjithçka duket se është qartësuar.

67' Portieri Arijanet Muriq po tregon formë të lartë, njëherësh është pjesë e Manchester Cityt.

Kosova-Azerbajxhani   3:0
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: B. Millor (Franca).
Shënues: Zeneli (2' e 50'), Rrahmani (61').
Kartonat e verdhë: Aliti - Nazarov, Abdullayev, Khalilzade.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kryeziu, Kololli, Shala, Rashica, V. Berisha, Zeneli dhe V. Muriqi.
Azerbajxhani: Agayev, Pashaev, Medvedev, Huseynov, Khalilzade, Garayev, 
Richard, Madatov (Abbasov 63'), Nazarov, Abdullayev dhe Dadashov (Izmailov 46'). 63' Kosova do të luajë kundër Maqedonisë në play-off, për të kërkuar një vend direkt në Kampionatin Evropian 2020.

Kosova-Azerbajxhani    3:0
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: B. Millor (Franca).
Shënues: Zeneli (2' e 50'), Rrahmani (61').
Kartonat e verdhë: Aliti - Nazarov, Abdullayev, Khalilzade.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kryeziu, Kololli, Shala, Rashica, V. Berisha, Zeneli dhe V. Muriqi.
Azerbajxhani: Agayev, Pashaev, Medvedev, Huseynov, Khalilzade, Garayev, 
Richard, Madatov, Nazarov, Abdullayev dhe Dadashov (Izmailov 46'). 

61' Kosova shemb Azerbajxhanin! Mbrojtësi Amir Rrahmani nga afërsia me kokë shënon me kokë dhe 3:0. 

57' Festë në stadiumin "Fadil Vokrri". Kosova po luan shumë mirë dhe po tenton edhe një gol tjetër, që të thelloi fitoren.

55' Kosova në epërsi me 2:0, aktualisht ka 14 pikë, pesë më shumë se Azerbajxhani dhe poothuajse janë një rang më lart, në Ligën e Kombeve, Divizionin C.

52' Kosova në festë, Azerbajxhani i tronditur.
Kosova-Azerbajxhani    2:0
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: B. Millor (Franca).
Shënues: Zeneli (2' e 50').
Kartonat e verdhë: Nazarov, Abdullayev.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kryeziu, Kololli, Shala, Rashica, V. Berisha, Zeneli dhe V. Muriqi.
Azerbajxhani: Agayev, Pashaev, Medvedev, Huseynov, Khalilzade, Garayev, 
Richard, Madatov, Nazarov, Abdullayev dhe Dadashov (Izmailov 46'). 

49' Nazarov godet nga distanca por pa ndonjë efekt.

47' Kosova fillon me vrull për të shënuar, por pa sukses. 

Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë, Kosova shkon në pushim me epërsi 1:0.
Kosova-Azerbajxhani    1:0
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: B. Millor (Franca).
Shënues: Zeneli (2').
Kartonat e verdhë: Nazarov, Abdullayev.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kryeziu, Kololli, Shala, Rashica, V. Berisha, Zeneli dhe V. Muriqi.
Azerbajxhani: Agayev, Pashaev, Medvedev, Huseynov, Khalilzade, Garayev, 
Richard, Madatov, Nazarov, Abdullayev dhe Dadashov. 

42' Benjamin Kololli në situatë ideale por një njëri nga  mbrojtësit devijoi topin dhe shpëtoi portën. 
40' Kosova në situatë të palakmueshme, kur Richard nga rreth 22-23 goditi fortë portieri Arijaner MUriq me vetëmohim të pashoq shpëtoi portën.

39' Po afrohet fundi i pjesës së parë dhe nuk ka ndonjë ndryshim rezultati ose edhe rast ideal.

37' Nuk ka ndryshim të rezultatit, Kosova në epërsi me 1:0, ndërsa presioni është te Azerbajxhani.

34'Azerbajxhani kërkon me ngul barazimin, por has në mbrojtje sikurse bunker të Kosovës.

31' Kosova rritë ritmin e lojës dhe tenton të shënojë edhe golin tjetër, që do t'i jepte goditjen e radhës rivalit.

29' Valon Berisha nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra goditi bukur por topi për disa centimetra shkoi jashtë shtyllës pingule të portierit Agayev.  

24' Kosova kërkon golin e radhës, që të krijoi një qetësi për minutat vikues, për faktin se tani po has në një presion te rivalit.
21' Lojë e baraspeshuar, paksa bie ritmi i lojës së Kosovës, e cila ka në favor rezultatin.  

19' Azerbajxhani orvatet të merr kontrollin e lojës dhe të jetë më i frikshëm për Kosovën.

17' Lojë e mirë, atmosferë po, Kosova në epërsi dhe aktualisht është në pozitë të favorshme.

15' Kosova avancon 1:0.

Kosova-Azerbajxhani    1:0
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: B. Millor (Franca).
Shënues: Zeneli (2').
Kartonat e verdhë: Nazarov.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kryeziu, Kololli, Shala, Rashica, V. Berisha, Zeneli dhe V. Muriqi.
Azerbajxhani: Agayev, Pashaev, Medvedev, Huseynov, Khalilzade, Garayev, 
Richard, Madatov, Nazarov, Abdullayev dhe Dadashov. 

11' Kosova po luan shumë më mirë, me energjike dhe synon edhe një gol. 

9'  Atmosferë për mbamendje, tifozët "Dardanët" përkrahin dhe i japin zemër lojtarëve tanë.

7' Azerbajxhani në presion, Kosova në ofensivë dhe kërkon edhe golin e radhës.  

5' Atmosferë e zjarrtë, Kosova me një këmbë në Ligën C dhe në play-off për të siguruar një vend në garat e Kampionatit Evropian 2020. 

2' Arbër Zeneli nga rreth 16 metra me një dinakëri godet topin dhe fërfëllon në rrjetën e Azerbajxhanit, 1:0.

Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit e cila po zhvillohet në stadiumin e stërmbushur, “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjithçka gati që të nis ndeshja. Intonohen himnet e të dy shteteve. Atmosferë e zjarrtë në stadiumin "Fadil Vokrri", shkallët e stadiumit janë të mbushura me shikues.

Kosova-Azerbajxhani, ja formacionet zyrtare, as shiu nuk i ndal tifozët

As shiu nuk i ka ndalur mijëra qytetarë që të jenë prezent në ndeshjen që përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon ndaj Azerbajxhanit.

Tashmë tifozët kanë filluar të mbushin shkallët e stadiumit, “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Image

Live në orën 20.45: Kosova-Azerbajxhani

Kombëtarja e Kosovës kërkon vetëm fitore në duel me Azerbajxhanin, në ndeshjen e fundit përkatësisht të xhiros së gjashtë të grupit 3 të Ligës së Kombeve në Divizionin D në futboll. Kosova ka përparësinë e fushës, po ashtu edhe aleat tifozët “Dardanët”, si lojtar i 12-të dhe pretendojnë rezultat pozitiv, që në fund të kremtojnë ngritjen në Ligën C po ashtu edhe kualifikimin në Play-off për të kërkuar kualifikimin direkt për në Kampionatin Evropian 2020.

Kosova prinë me 11 pikë, ka dy më shumë se Azerbajxhani.  Djelmoshave tanë i mjafton edhe barazimi për të ruajtur kreun, ndërsa Azerbajxhanit i duhet fitorja gjithsesi. Një finale e madhe apo një luftë e ashpër për vend të parë që do të zhvillohet sonte në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat