Heroi i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli, ka thënë se është tejet i lumtur për hat-trickun ndaj Azerbajxhanit dhe kualifikimin në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Zeneli shënoi tre herë në fitoren 4 me 0 në ndeshjen vendimtare, ndërsa pas takimit ka thënë se fitorja ishte shpërblim për mundin e të gjithë ekipit.
“Po ma ‘don’ në Prishtinë. Falënderoj ekipin për topat e jashtëzakonshëm. Na shkoi shumë mirë. Luftuam shumë si ekip. Patëm gjithë vëmendjen për të fituar këtë ndeshje dhe jemi një nga katër ekipet në ‘Play-Off’”, ka thënë ai pas takimit.