Samir Ujkani tregohet kapiten i vërtetë: I gëzuar që Muric zgjodhi Kosovën

Futboll

Samir Ujkani tregohet kapiten i vërtetë: I gëzuar që Muric zgjodhi Kosovën

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 00:02
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka folur për debutimin e Arijanet Muric me fanellën e Kosovës.

Portieri legjendar i “Dardanëve” është shprehur shumë i kënaqur që ylli i Manchester Cityt zgjodhi Kosovën.

“Është ditë që e ka meritu krejt Kosova. Do të festojmë dhe do të shohim të ardhmen. Kjo është arsyeja që jemi krenar, me paraqitjen dhe rezultatin dhe me mentalitetin që treguam. Kemi filluar mentalitetin te ekipi dhe meritojmë këtë ”, ka thënë Ujkani.

“Unë jam shumë i kënaqur që na është bashkuar. Jemi shumë të kënaqur që kemi portierin e të ardhmës. Po rritet konkurrenca në skuadër dhe kjo është gjë e mirë”, ka thënë kapiteni.

“Kush është më i mirë duhet me lujt dhe jam i kënaqur që kemi një portier për këto vitet e ardhshme”, përfundoi Samir Ujkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat