Yjet paguhen më shumë se trajneri? Jo gjithmonë, ja përjashtimet…

Futboll

Yjet paguhen më shumë se trajneri? Jo gjithmonë, ja përjashtimet…

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 08:58
Spalleti, Simeone dhe Allegri

Në Spanjë mediat raportojnë se së shpejti Diego Simeone do të rinovojë me Atletico Madrid dhe do të bëhet personi më i paguar në klub, duke marrë më shumë se 20 milionë euro në sezon dhe duke kaluar Antoine Griezmann, që është mbreti në këtë moment, me fiks 20 milionë euro.

Ndonëse Atletico ka përgënjeshtruar, duke deklaruar se nuk ka bisedime në këtë moment, Simeone është ndër trajnerët më të mirë në botë dhe ndoshta do të këmbëngulë që të bëhet më i paguari në Madrid, për të mos u ndjerë inferior ndaj asnjë futbollisti.

Shpesh lojtarët e mëdhenj paguhen më shumë se trajneri, Ronaldo e Messi për shembull paguhen shumë më tepër se trajnerët e tyre, por ka edhe raste kur trajneri është mbreti në skuadër, ose të paktën merr më shumë se thuajse gjithë ekipi.

SIMEONE – Shifra e përfolur në media, rreth 20 milionë euro, është një rekord në Spanjë, edhe pse jo në Europë.

ALLEGRI – Në Itali është trajneri më i paguar: Max Allegri merr 7,5 milionë euro në vit, shumë larg 30 milionë eurove të Ronaldos, por më shumë se çdo lojtar tjetër, duke nisur nga Dybala, i paguar 7 milionë në vit.

SPALLETTI – Trajneri i Interit merr 4,5 milionë, po aq sa mesfushori Nainggolan. Vetëm Mauro Icardi merr më shumë, 4,7 milionë euro në vit.

ANCELOTTI – Për të firmosur për Napolin, Ancelotti ka pasur si kusht një pagë të rëndësishme, duke lënë pas çdo lojtar. 6,5 milionë euro merr trajneri i famshëm, 3,6 merr Insigne, më i paguari në ekip.

DI FRANCESCO – Trajneri Eusebio Di Francesco është më i paguari te Roma, ashtu si mesfushori De Rossi.

GUARDIOLA – Yje pa fund te City, por më i madhi është trajneri Pep Guardiola, i cili merr 20 milionë euro në vit, si asnjë lojtar në ekip.

MOURINHO – Të gjithë në këmbë, të duartrokasim Jose Mourinho-n! 26 milionë euro në vit për trajnerin e Manchester United, Pogba me shokë as që i afrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat