UEFA shkruan për suksesin historik të Kosovës

Futboll

UEFA shkruan për suksesin historik të Kosovës

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 09:32
Festimi i golit

UEFA ka shkruar për fitoren e thellë të Kosovës ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës arriti ta mposht 4 me 0 Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të fazë së grupeve në Ligën e Kombeve.

Faqja zyrtare e shtëpisë së dytë më të madhe të futbollit në botë, ka përgëzuar Kosovën për arritjen e madhe mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Një fitore 4:0 për Kosovën, ndaj Azerbajxhanit dhe tani Kosova është anëtari më i ri i Ligës C në Ligën e Kombeve”, shkrua në faqen e UEFA-s.

Përfaqësuesja jonë do të luajë tani në fazën e play-offit, ku për kundërshtar do ta ketë, Maqedoninë, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat