Serbia trishtohet nga Kosova! Një medium serb shkruan me injorancë

Futboll

Serbia trishtohet nga Kosova! Një medium serb shkruan me injorancë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 10:48
Kosova

Kombëtarja e Kosovës bëri superparaqitje në përballje me Azerbajxhanin dhe shënuan fitore të thellë me rezultat 4:0, në ndeshjen e fundit të grupit 3 të kualifikueseve të Ligës së Kombeve, në Divizionin D. Suksesi i Kosovës trishton në një farë mënyre Serbinë, sepse frikësohen se ajo përmes play-off-it mund ta siguroi biletën për në Kampionatin Evropian 2020.

Një farë portali serb “Informer”, shkruar në mënyre cinike: “E ashtuquajtura Kosovë ngjitet në Divizionin C! Lojtarët e ashtuquajtur Kosovë e kanë fituar me 4:0 ndeshjen me Azerbajxhanin, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve D, në grupin tre. Me këtë fitore ekipin që vjen nga një shtet i rremë plasohet më lart, në Divizioni C, sepse pas gjashtë ndeshje të luajtura fituan 14 pikë, pesë më shumë se Azerbajxhani dytë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat