Emri i parë që do të bashkohet me Kosovën

Futboll

Emri i parë që do të bashkohet me Kosovën

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:06
Loret Sadiku

Nuk ka më dyshime, mbrojtësi Loret Sadiku do t’i bashkohet Kosovës. Lojtari i Kas?mpa?a-s do të veshë fanellën e “dardanëve” dhe kjo konfirmohet zyrtarisht dhe nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi. “Emri i parë që do të bashkohet me Kosovën është Loret Sadiku, të cilit do t’ia përfundojmë dokumentacionin. Sigurisht që ka edhe të tjerë, por e thashë Loret Sadikun pasi na ka mbetur peng nga ato ndeshjet miqësore. Pastaj ishte gjendja e tij e keqe në dokumentacion, që do të marrin një rrugë tani”, – u shpreh Ademi.

Asnjë gabim, asnjë paragjykim, çështje dëshire dhe zemre, pasi 27-vjeçari la Shqipërinë për t’iu bashkuar Kosovës. E qartë, e ndjen më shumë fanellën e Përfaqësueses së kombit shqiptar dhe meriton vetëm mbështetje dhe urime të përzemërta. Megjithatë gjithmonë ka një “pse” dhe një “sepse” që duhet folur. Politikat që ndiqen nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Kosovare e Futbollit, lojë e ndyrë, e pamoralshme dhe e poshtër!

Telesport mëson se lojtari ka qenë prej 2-3 muajsh në kontakte me federatën shqiptare dhe kishte pranuar t’u bashkohej kuqezinjëve. Emri ishte në listën zyrtare, nuk kishte asnjë kuptim tjetër, logjika është e thjeshtë. Federata Kosovare e Futbollit sapo mori vesh lajmin nisi menjëherë revanshin ndaj tij dhe në prapaskenë duke arritur ta kthejë mbrapsht vendimin e tij, e tashmë kreu i FFK-së del me krenari duke thënë se do t’u bashkohet atyre. Morali? ZERO!

Megjithatë, nuk mund të flitet për moral kur FSHF-ja “u mori” në të njëjtën mënyrë kapitenin e Kosovës U-21, Ardian Ismajli dhe mbrojtësin e grumbulluar nga Bernard Challandes, Kastriot Dermakun. Tashmë ka nisur një situatë e acaruar se kush djeg më shumë lojtarë. E të mos flasësh për moshat ku “lufta” është më e ashpër, shumë më e ashpër përmes skautëve të dy Federatave. Në fund, duket se më shumë se sa po fitojmë, po humbasim të gjithë bashkë, pasi mesazhi universal i futbollit është bashkimi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat