Ky është shpërblimi i Qeverisë së Kosovës për Kombëtaren e Kosovës

Futboll

Ky është shpërblimi i Qeverisë së Kosovës për Kombëtaren e Kosovës

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 15:30
Ky është shpërblimi i Qeverisë së Kosovës për Kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur sukses të madh, duke përfunduar e para në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Një ditë pas këtij suksesi, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 500 mijë euro Kosovës në futboll.

“Duke marrë parasysh kualifikimin e kombëtares deri në këtë fazë dhe bilancin e jashtëzakonshëm, propozojmë që 500 mijë euro t’i ndahen kombëtares sonë në mënyrë që gjatë fazës përgatitore ata të kenë të gjitha kushtet e nevojshme”, tha Ministri i Sportit, Kujtim Gashi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat