Çfarë bëri një i ri shqiptar për uellsianin?

Futboll

Çfarë bëri një i ri shqiptar për uellsianin?

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 15:41
Pamje nga një ndeshje

Një tifoz nga Wellsi i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen miqësore të futbollit mes vendit të tij dhe Shqipërisë mësohet se ditën e djeshme kishte humbur portofolin bashkë me paratë, biletat për ndeshjen dhe biletat e udhëtimit.

Por, një i ri shqiptar ia kishte kthyer portofolin me gjithçka që kishte brenda të paprekur. Lajmi bëhet i ditur nga grupi i tifozëve nga Wellsi në Twitter ‘FSFWalesfanemb” që ndër të tjera shkruan se portofolin e Leyshon Thomas e ktheu një djalë i ri shqiptar dhe asgjë nuk ishte prekur brenda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat