Yjet kuqezi nostalgjik për De Biasin, Lila: Nuk jam fenomen

Futboll

Yjet kuqezi nostalgjik për De Biasin, Lila: Nuk jam fenomen

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 17:05
Futbullistet

Shqipëria la pas disfatën 4-0 ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve, pasi mposhti minimalisht Uellsin në miqësoren e luajtur në "Elbasan Arena". Një fitore që rrit moralin në kampin kuqezi, diçka e cila u duk dhe në fytyrat e futbollistëve të cilët ishin në fushë për këtë takim. Disa prej tyre u ndalën për mikrofonin e "Ora News" ku treguan emocionet e përballjes me kombëtaren e 18 në ranglistën e FIFA-s. 

Si ndryshon loja e kombëtares brenda 3 ditëve?

Bekim Balaj: 
Pas asaj paraqitjeje në Shkodër, lojtarët reflektuan dhe ishim koshient se duhet të bënim akoma më shumë. Duhet të bënim më shumë dhe rezultati erdhi falë këtij reflektimi. Më vjen mirë që e kishim këtë ndeshje sepse ishte mundësia jonë për të lënë pas atë humbje. Na bëri mirë kjo fitore, për të lënë pas edhe atë humbje në Shkodër, atë shije të keqe që na la ajo humbje dhe për të rritur besimin te të gjithë lojtarët. Luajtëm, vuajtëm dhe në fund erdhi rezultati.

E keni gjetur formulën e grupit?

Mërgim Mavraj: Besoj se sot ka qënë mënyra e lojës, e ngjashme me atë të Gianni De Biasin. Kemi qënë më të suksesshëm. Kemi mbyllur zonat dhe normalisht që kemi pritur një rast për t'i goditur. Ai rast ishte momenti i golit dhe për këtë jam i kënaqur. Luajtëm një futboll shumë të bukur, por në këtë situatë që jemi ne, na duhej një rezultat dhe ky ishte në favorin tonë.    

Si ndryshon loja e kombëtares brenda 3 ditëve?

Mërgim Mavraj
: (qesh) Më bëni pyetje që më bën me qesh, pasi edhe pyetja varet nga rezultati. Kur humbim ju thoni se loja ishte shumë e keqe, nuk e luajtët topin...Na duhej një ndeshje me sukses për tu ringjallur, për të fituar vetbesim. Na ka ra një gur nga zemra. 

Etrit Berisha: E kemi kuptuar se jemi në vështirësi dhe u munguam të tregonim një lojë kolektive dhe dëshironim të fitojmë për të ngritur moralin e ekipit. Jam i kënaqur sidomos për grupin sepse kemi vuajtur goxha shumë dhe kjo fitore është mjaft e vështirë. 

Myrto Uzuni: Ishim kritikuar për atë humbje të thellë 4-0 dhe më vjen mirë që u rikthyem tek fitorja. Jam shumë i lumtur për këtë pjesë. Përballë kishim një skuadër të fortë si Uellsi, me futbollist shumë të mirë por skuadra lozi në grup dhe blloku ka qënë gjithmonë i mbyllur. Kemi sulmuar gjithmonë në kundërsulm dhe kemi mbrojtur mirë. 

Rasti i humbur?

Myrto Uzuni: Është e vërtetë. Nuk dua ta komentoj këtë pjesë. 

Ardian Ismajli: Jam shumë i kënaqur pasi ta mbyllësh takimin pa pësuar është një sinjal shumë i mirë. Falenderoj shokët e skuadrës për përkrahjen dhe shpresojmë që të vijnë dhe rezultatet. Ndeshja e parë si titullar? E shijova takimin si titullar . Të veshësh fanellën e kombëtares është një ndjenjë e papërshkrueshme dhe dëshiroj ta shijoj. Grupi dha 200 % dhe erdhi edhe rezultati.

Taulant Xhaka: Duhej të bënim kthesën dhe këtë gjë ia arritëm ta bënim sonte në fushë. Me Skocinë kishim pak presion ndërsa me Uellsin ishim më të qartë si ekip dhe rastin e parë e shfrytëzuam. 

Eros Grezda: Ndryshoi mentaliteti i ekipit. Folëm shumë pas asaj disfate. Ne nuk funksionojmë ndryshe vetëm kështu kur jemi të bashkuar. Dhamë maksimumin dhe erdhën edhe rezultatet. Kritikat ndonjëherë të forcojnë dhe kjo u pa sot. Ishim shumë të motivuar dhe rezultati është mjaft i mirë. Nuk jemi një skuadër që mund të luajmë me 10 lojtarë, mirëpo ajo që është më e rëndësishme është reagimi i skuadrës. Ishte shumë e rëndësishme që ta mbyllnim vitin me një rezultat kaq pozitiv. Kur japim 100 % në fushë rezultati do të vij. 

Andi Lila: Nuk jam një fenomen që të ndryshoj ndeshjen dhe të bëj namin. Ishte një fitore që më shijoi dhe më kujtoi kohët e vjetra. Ishim një skuadër solide në mbrojtje dhe i kapëm në befasi në rastin e penalltisë. Penallti ishte për të hequr makthin tonë të këtyre 3 ditëve, pasi ishin ditë shumë të vështira për ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat