Raiola ia ofron Tete, Milanit

Futboll

Raiola ia ofron Tete, Milanit

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:17
Kenny Tete

Mino Raiola ia ka ofruar klientin e tij Milanit, Kenny Tete, në mënyrë që ti mbulojnë hapësirat e tyre pas lëndimeve të shumta, shkruajnë mediat italiane

Mateo Musacchio dhe Mattia Caldara janë lënduar për një kohë të gjatë, derisa kapiteni Alessio Romagnoli përballet me rreth një muaj jashtë për shkak të lëndimit të kofshës.

Të hënën, kuqezinjtë kanë pasur një takim katër orësh me Raiolan, për të diskutuar të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic dhe planet për shërimin e Giacomo Bonaventura.

Po ashtu ata kanë biseduar edhe për transferet e mundshme në janar.

Sipas tuttosport, Raiola ia ka ofruar Milanit mbrojtësin e Lyonit Tete.

Alo e djathtë e mbrojtjes ka luajtur vetëm 76 minuta në Ligue 1 këtë sezon, kështu që Raiola dëshiron ta largojë nga aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat