Pesë mbrojtësit që po kërkon Jose Mourinho

Futboll

Pesë mbrojtësit që po kërkon Jose Mourinho

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:23
Jose Mourinho

Jose Mourinho dëshiron që afatin kalimtar të janarit ta shfrytëzojë për forcimin e pikës më të dobët në skuadër, fazës së mbrojtjes.

Trajneri i Manchester United tani ka identifikuar pesë mbrojtës për afatin kalimtar të janarit.

‘The Sun’ raporton se Jose Mourinho nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet e mbrojtësve aktual në skuadër, gjë e cila edhe dëshmon renditjen e tyre në tabelë.

Siç raporton ‘The Sun’, në listën e ngushtë të Mourinhos gjenden pesë mbrojtës.

Kalidou Koulibaly (Napoli), Toby Alderweireld (Tottenham), Diego Godin (Atletico Madrid), Milan Skriniar (Inter), dhe Gary Cahill (Chelsea), janë lojtarët që kanë shkelur syrin e trajnerit Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat