MARCA: Topi i Artë prapë shkon në Madrid

Futboll

MARCA: Topi i Artë prapë shkon në Madrid

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:35
MARCA: Topi i Artë prapë shkon në Madrid

Thashethemet kanë filluar tanimë se kush do ta fitojë Topin e Artë të radhës, me votimet që tashmë janë mbyllur, por gazeta e njohur spanjolle beson se tre nga kandidatët e tyre kanë kaluar në finale dhe ata janë: Antoine Griezmann, Raphael Varane and Luka Modric

Fituesi do të zyrtarizohet me një gala mbrëmje në Paris më 3 dhjetor, por para kësaj do të këtë shumë spekulime.

Megjithatë, nga disa burime të sigurta që vinë nga France Football theksojnë se fituesi vjen nga qyteti i Madridit.

Një lojtarë nga stadiumi “Santiago Bernabeu” apo “Wanda Metropolitano” mund të jetë ky fatlum.

Pasi që votimet janë mbyllur të premten, sipas Radio Europe 1, Modric do të kurorëzohet fitues para Varane dhe Mbappe, duke e lënë në podium Griezmann edhe kësa radhe pa çmimin e më të mirit.

Megjithatë, në Francë të martën theksuan se zyrtarët e France Football pritet që të arrin shumë shpejt në Madrid.

Fakti që nuk ka ende favorit të qartë nga tre kryesorët, i japin kështu më shumë mundësi Modricit.

Në Francë, nëse është njëri nga këta tre, mund të jetë Varane, i cili është votuar tashmë më shumicë votash nga juria franceze për çmimin e “më të mirit”; që është votuar nga Deschamps, Lloris  dhe gazetari i zgjedhur për të dhënë votën.

Që nga fundi i Botërorit, personalitete si Platini, Laurent Blanc apo presidenti i Federatës së Francës, Noe Le Graet kanë caktuar Varane sepse ata besojnë se ai është shpirti i ekipit dhe lojtari më i mirë nga të tjerët dhe sepse ai po ashtu përfundoi sezonin me të dhënat më të mira në histori të futbollit francez.

Priten edhe befasi të mëdha, por duket e qartë që Topi i Artë nuk do të shkojë këtë vit as të Cristiano Ronaldo dhe as të Lionel Messi.

Duket se ka ardhur koha që një emër i ri të shkruhet poshtë këtij topi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat