Asamoah e mirëpret Marottan te Interi

Futboll

Asamoah e mirëpret Marottan te Interi

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 07:28
Kwadwo Asamoah

Kwadwo Asamoah ka thënë se do të jetë kënaqësi të punojë me Giuseppe Marottan, para arritjes së tij zyrtare te Interi.

Ish-menaxheri gjeneral dhe shefi ekzekutiv i Juventusit do të angazhohet në hierarkinë e Nerazzurrëve.

Akoma nuk është zyrtarizuar angazhimi i tij te zikaltrit, mirëpo ganezi e njeh mirë atë, pasi pikërisht Marotta e kishte transferuar te Zonja e Vjetër.

“Është një kënaqësi të punosh me të”, ka thënë Asamoah në një eveniment të Brooks Brothers në Milano.

“Ai është një drejtor me të cilin kam punuar për gjashtë vite dhe nëse vjen, atëherë do të jetë një kënaqësi për mua, sepse ka personalitet të shkëlqyer”, ka shtuar mbrojtësi i krahut.

Asamoah nënshkroi për Juven në vitin 2012 nga Udinese dhe luajti te Bianconerët deri në vitin 2018.

Në verën e këtij viti, ai nënshkroi për Interin si lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat