Rashford i hapur për bisedime me Real Madridin

Futboll

Rashford i hapur për bisedime me Real Madridin

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 08:57
Rashford duke festuar një goli të tij bashkë me bashkëlojtarët (Foto: Getty Images)

Marcus Rashford është i hapur për tu larguar nga Manchester Unitedi në favor të një transferimi te Real Madridi.

21-vjeçari anglez është duke konsideruar të ardhmen e tij pasi ka humbur vendin e titullarit te skuadra nga Old Trafford.

Sipas mediumit anglez The Sun, ylli i Djajve ë Kuq është i gatshëm të fillojë bisedimet për një transferim te Real Madridi.

Mbretërit thuhet se tashmë kanë bërë kontaktet e para me përfaqësuesit e Rashfordit.

Drejtuesit e klubit të madh spanjoll shpresojnë ta zbresin në Santiago Bernabeu njërin nga talentet më premtues anglez.

Edhe sulmuesi 21-vjeçar është i hapur për një transferim te Real Madridi pasi aty sheh më shumë minuta të lojës sesa te Unitedi.

Rashford është i indinjuar me situatën e tij pasi ka filluar si titullar vetëm pesë nga 12 ndeshjet e Ligës Premier këtë sezon.

Përveç anglezit, klubi mbretëror ka edhe opsione tjera në sulm si Borja Iglesias i Espanyolit dhe Maxi Gomez i Celta Vigos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat