Casillas: Nuk e kisha guximin të ballafaqohesha me Mourinhon

Futboll

Casillas: Nuk e kisha guximin të ballafaqohesha me Mourinhon

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 08:59
Iker Casillas

Portieri i Portos, Iker Casillas, pranon se i vjen keq që nuk është përballur me trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho, kur së bashku ishin pjesë e Real Madridit.

Portugezi nuk besonte në cilësitë e spanjollit dhe e kishe larguar nga ekipi madrilen.

“Ardhja e Mourinhos ishte për të konkurruar me Barcelonën, ka pasur momente të tensionit të madh.

“Ne filluam ta shihnim se puna e tij nuk na pëlqente, ishim në një pikë me të cilin nuk identifikoheshim. Dhe kjo duket se ka motivuar një reagim nga Barcelona”.

“Në një nivel personal marrëdhëniet u prekën nga sezoni i parë deri në vitin e tretë, ku ka pasur shumë njerëz që filluan të përziejnë marrëdhënien tonë. Kjo nuk ishte e mirë për atë apo për mua, as për Real Madridin”.

“Unë mendoj se nëse mund të kthehesha në kohë, do të merrja guximin të ballafaqohesha me Mourinhon. Në atë moment unë zgjodha të heshtja dhe mendova se rruga më e mirë për të nderuar vlerat e Real Madridit”, tha portieri.

Ndryshe, 37-vjeçari ishte pjesë e Los Blncos gjatë periudhës 1999-2015, ku ka pasur 510 paraqitje për kampionët aktual evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat