Ylli i PSG-së edhe më afër Barcelonës

Futboll

Ylli i PSG-së edhe më afër Barcelonës

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 10:15
Foto

Ndarja mes Paris Saint Germian dhe Adrien Rabiot duket e pashmangshme.

Mesfushori i talentuar francez pritet të largohet nga Paris Saint Germian, për t’u transferuar te Barcelona në La Liga.

‘Mundo Deportivo’ raporton se PSG janë të vetëdijshëm që mesfushori 23 vjeçar nuk e ka ndërmend të zgjasë kontratën që përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, dhe janë duke planifikuar shitjen e tij në afatin kalimtar të janarit.

Është Barcelona që shihet kandidate kryesore për të siguruar shërbimet e Rabiot, me lojtarin që po ashtu ka shprehur haptas dëshirën që të vesh fanellën e skuadrës katalane.

Rabiot është pjesë e skuadrës së PSG-së që nga viti 2012, dhe deri më tani ka regjistruar 148 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat