Luftë

Futboll

Luftë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 10:39
Luftë

Kthehet dhuna në futbollin argjentinas dhe skenat e regjistruara mbrëmjen e së mërkurës në Floresta janë të frikshme. Tifozët e All Boys sulmuan egërsisht efektivët e policisë që ishin pjesë e forcave të sigurisë në stadium, për ndeshjen që All Boys humbi 3-2 në fushën e vet ndaj Atlanta-s, rival direkt për ngjitje në divizionin e dytë argjentinas, përveçse një rival historik.

Tifozët u ankuan për trajtimin nga ana e policisë, duke denoncuar përdorimin e shkopinjve të gomës, ndërsa më pas reagimi ishte brutal, sepse një grup prej të paktën 30 personash sulmoi patrullat e policisë, që u detyruan të largoheshin në panik, me makinat e policisë që u përplasën me njëra-tjetrën duke ecur pas.

Gurë e sende të ndryshme fluturuan drejt policëve dhe pati një përleshje të gjatë, që rezultoi në plagosjen e 17 efektivëve të policisë, ndërsa u arrestuan 3 persona dhe pati shumë të plagosur edhe mes tifozëve, që konsiderohen ndër më të egrit në Argjentinë.

Sipas gazetarëve në stadium, një nga arsyet e konfliktit ishte festa e konsideruar e tepruar nga ana e drejtuesve dhe lojtarëve të Atlanta-s, që irritoi tifozët vendas dhe bëri që policia të ndërhynte për të shmangur agresionin.

Në fundjavë luhet Superclasico, River Plate-Boca Juniors, në kthimin e finales në Copa Libertadores, ndaj frika është e madhe për trazira në Buenos Aires.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat