Ekipi i ëndrrave i Baselit, mes tyre dy shqiptarë! Cili më i paguari?

Futboll

Ekipi i ëndrrave i Baselit, mes tyre dy shqiptarë! Cili më i paguari?

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:05
Xherdan Shaqiri

Baseli ka dhënë shumë emra të mëdhenj, mes tyre edhe dy shqiptarë, që janë edhe alfa e omega në kombëtaren e Zvicrës dhe në skuadrën që luajnë në Premier League. Xherdan Shaqiri luan për Liverpoolin dhe Granit Xhaka për Arsenalin.  Futbollisti egjiptian Mohamed Salah (26) është më i shtrenjti në tregun ndërkombëtar dhe luan për Liverpoolin, vlera e të cilit është 150 milion euro. Në përgjithësi, ekipi i ëndrrave së FC Baselit do të kishte vlerën 365.5 milionë euro, pra sipas tregut të transferimit.

Image

Lojtarët që kanë qenë në Basel dhe luajnë në ekipet tjera, kjo është vlera: Yann Sommer (M.gladbach, 13 milionë euro); Fabian Schar (Newcastle, 3 milion), Manuel Akanji (Dortmund, 33 milion), David Abraham (Frankfurt, 4 milion); Michael Lang (M.Gladbach, 4,5 milion), Ivan Rakitiç (Barcelona, 70 milion), Granit Xhaka (Arsenal, 40 milion), Mohamed Elneny (Arsenal, 10 milion); Xherdan Shaqiri (Liverpool, 20 milion), Breel Embolo (Schalke, 18 milion), Mohamed Salah (Liverpool, 150 milion).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat