Nuk ka më shpenzime të çmendura, Kina ndryshon ligjin për pagat e lojtarëve

Futboll

Nuk ka më shpenzime të çmendura, Kina ndryshon ligjin për pagat e lojtarëve

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:29
Pamje nga ndeshja

Kina ka qenë një destinacion i preferuar për shumë futbollistë vitet e fundit.

Futbolli kinez gati për revolucion.

Federata Kineze e Futbollit ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të vendosë një rregull për të parandaluar pagat e çmendura, duke vendosur një shifër kufizuese për pagat dhe bonuset e tjera që përfitojnë  futbollistët profesionistë.

Një risi që duhet të ndalojë shpërthimin e transferimet e shumta të viteve të fundit, që mund të detyrojë futbollistët e njohur të largohen nga Kina.

Yjet që janë transferuar në afatet e fundit kalimtare mund ta lënë para koje Kinën. Për emra të tillë si, Paulinho, Hulk, Oscar dhe Carrasco. Ndoshta Kina nuk do të jetë më vendi ku mund të vijojnë karrierën e tyre futbollistike. Gjithsesi, ende nuk është e qartë se kur do të hyjë në fuqi limiti i pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat