Sevilla e bindur për ta blerë Andre Silvan

Futboll

Sevilla e bindur për ta blerë Andre Silvan

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 13:33
Andre Silvan

Sulmuesi portugez po kalon formë të mirë në ekipin andaluzian.

Andre Silva do të jetë një futbollist i Sevillas për shumë vite.

Sulmuesi portugez i cili për momentin luan në formë huazimi nga Milani te klubi andaluzian do të blihet përfundimisht nga Sevilla.

Paraqitjet e shkëlqyera të Andre Silvas me skuadrën e trajnerit Machin kanë bërë që drejtuesit e Sevillas të binden për të blerë kartonin e sulmuesit portugez.

Drejtuesit e Sevillas tashmë ia kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre Milanit duke u bërë të ditur se shumë shpejt do të blejnë në mënyrë përfundimtare Andre Silvan për 35 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat