Babai i Ruganit paralajmëron largimin nga Juve

Futboll

Babai i Ruganit paralajmëron largimin nga Juve

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 13:34
Danile Rugani

Mbrojtësi italian po luan pak këtë stinor te skuadra e Juventusit.

Në verë Danile Rugani u kërkua me insistim nga ana e Chelseat, megjithatë Masimiliano Allegri nuk lejoj largimin e tij.

Mirëpo trajneri i Juventusit e ka aktivizuar atë vetëm në tri ndeshje, saktësisht në 181 minuta në total, çka ka sjellë pakënaqësi te lojtari.

Babai i Ruganit, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë një foto të të birit i grumbulluar me Kombëtaren e Italisë.

“Nuk ka nevojë që të them asgjë. Kjo fytyrë i tregon të gjitha, por kjo histori do të përpunojë së shpejti dhe ne do të marri atë që na takon.  Forca DR24. Mbrojtësi më i mirë në Itali”, shkruan babai i Ruganit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat