Shqipëria tregon forcën, gol për vetëm 9 sekonda

Futboll

Shqipëria tregon forcën, gol për vetëm 9 sekonda

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 16:07
Shqipëria tregon forcën, gol për vetëm 9 sekonda

Shqipëria U-15, e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, ka fituar sot me rezultatin 3>0 ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me Malin e Zi. Kjo përballje me fqinjët do të pasohet nga një tjetër ndeshje miqësore në qendrën e ekipeve kombëtare në Podgoricë, më datë 24 nëntor, ora 11:00. Golin e parë për përfaqësuesen tonë e shënoi Cereni në minutën e parë të ndeshjes. Djembe kuqezi u mjaftuan vetëm 9 sekonda lojë për ta dërguar topin në rrjetë, duke shënuar rekord sa i përket golit më të shpejtë në Kombëtare.

Me rezultatin 1-0 mbylljet pjesa e parë, e cila kronometron 35 minuta për këtë grupmoshë. Në pjesën e dytë futbollistët e drejtuar nga Memushaj e kanë gjetur portën e portierit kundërshtar edhe dy herë të tjera. Në minutën e 39-të realizoi Maksuti dhe golin e fundit të fitorës e shënoi Halilaj në minutën e 53-të. Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ujkaj (c), Kreka, Zhuzhi, Abazaj, Cipi, Bajraktari, Kote,Rahimi, Maksuti, Toma, Cereni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat