Emery: Wenger? Më është dashur të hap dritaret e Arsenal

Futboll

Emery: Wenger? Më është dashur të hap dritaret e Arsenal

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 19:59
Unai Emery

Arsenal mban vendin e pestë në renditjen e Premier League dhe është në ndjekje të Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe Tottenham. Gjërat kanë ndryshuar pasi drejtimin e skuadrës e ka marrë Unai Emery. Një ndryshim që pritej dhe që ishte bërë i domosdoshëm për t’i kthyer “Topçinjtë” mes klubeve kryesorë të panoramës europiane. Ka qenë vetë trajneri që ka folur për fillimin e një epoke të re në një intervistë të dhënë për “Marca”.

Fillimi – “Arsenal kërkonte një trajner të ri pas largimit të Wenger, por nuk isha unë i vetmi në listë. Gazidis donte të kishte një takim me të gjithë kandidatët e mundshëm, deri në momentin që Arturo Canales, i cili është menaxheri im sot, i ka bindur të gjithë të më zgjedhin mua”, ka thënë Emery.

Wenger – “22 vite në drejtim të një ekipi është një arritje e paimagjinueshme në futbollin e sotëm. Besoj se Arsenal-it i duhej pak ajër i freskët, jo vetëm në rolin tim, por edhe për sa i takon drejtuesve dhe punonjësve të klubit. Duhej diçka e re që të sillte stimuj të rinj në këtë ambient. Pas 22 viteve me Wenger, më është dashur të hap dritaret. Nëse jemi takuar? Po, një herë. Më ka dhënë shumë këshilla dhe informacione, por kjo nuk ka rëndësi. Duhet filluar nga zero dhe unë vazhdoj t’u them lojtarëve se jemi vetëm në fillim”.

Skuadra – “Ka disa hierarki. Është marrë një lojtarë i rëndësishëm si Leno, por Cech ka luajtur mirë deri më sot dhe duhet treguar respekt. E njëjta gjë ka ndodhur me Guendouzi e Torreira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat