Nainggolan është shprehur shumë i kënaqur me aventurën tek Inter

Futboll

Nainggolan është shprehur shumë i kënaqur me aventurën tek Inter

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:57
Radja Nainggolan

Mesfushori i Inter, Radja Nainggolan ka thënë se nuk është aspak pishman pse refuzoi Interin dhe Manchester United.

Gjithashtu ai ka thënë se është i kënaqur me vendimin për tu larguar nga Roma, vendim që e mori gjatë verës.

Ai kaloi tek Inter për shumën e 38 milionë eurove, dhe duket shumë i kënaqur me këtë lëvizje.

“Kisha shumë shanse për tu larguar më herët. Jam person që mbi të gjitha ka nevojë të luaj në një skuadër që luan për fitore, ose të jem i lumtur me jetën” ka thënë ai për “ESPN FC”.

“Në Itali mund të jetosh shumë mirë. Më pëlqen kultura dhe mënyra e jetesës” ishin fjalët e belgut.

“Erdha në një skuadër ku po shikojmë të ndërtojmë diçka të madhe, kështu që besoj se jam në vendin e duhur.

Radja kaloi pesë sezone me skuadrën e Romës, nga  viti 2013/2018, ku realizoi 33 gola në total, duke regjistruar 2013 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat