Ejupi: Ne nuk prodhojmë aeroplanë, televizorë e as vetura

Futboll

Ejupi: Ne nuk prodhojmë aeroplanë, televizorë e as vetura

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 10:48
Ejupi: Ne nuk prodhojmë aeroplanë, televizorë e as vetura

Me rastin e vendimit përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për dhënien e parcelës në shfrytëzim për kompleksin sportiv, ka reaguar edhe kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi.

“Ky është një lajm shumë i madh për Prishtinën. Më në fund ka filluar të mendohet dhe të bëhet diçka për rininë e Prishtinës, për rininë e Kosovës. Është hera e parë që dikush e merr seriozisht këtë çështje, që të na ndahet parcela për arsye se Kosova nuk ka për të bërë as aeroplanë, as televizorë e as vetura, por të paktën këta të rinj t’i angazhojmë dhe të mos ëndërrojnë të dalin nëpër botë, por t’ua japim rastin edhe këtu të punojnë dhe të përgatiten. Më së shumti janë gëzuar fëmijët, rinia e Prishtinës. Ndoshta ishte dashur dikush tjetër të merret me rininë e Prishtinës, por kryeministri na hapi një rrugë dhe na dha një shpresë të madhe”, ka thënë presidenti i klubit prishtinas, Remzi Ejupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat