Prishtina ndeshet me Ferizajn

Futboll

Prishtina ndeshet me Ferizajn

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 10:52
Pamje nga një ndeshje

Pas dymbëdhjetë ditëve pauzë, nesër vazhdon kampionati me javën e rregullt të 16-të me rend. Prishtina udhëton te skuadra e cila në ndeshjen e parë në Prishtinë kishte befasuar me barazim pa gola.

Prishtinas pas 8 fitoreve rresht ndeshet me Ferizajn skuadër kjo e cila në fushën e saj nuk fiton në 3 ndeshjet e fundit, ndërsa renditet e parafundit, e 11-ta në klasifikim me 14 pikë të tubuara kundrejt Prishtina që ka tubuar 36 dhe renditet e para. Ndeshje luhet sot në orën 13.30.

Prishtinës i ka bërë mirë pushimi gjatë secilës kohë është rikthyer dhe po stërvitet me skuadrën edhe Gauthier Mankenda dhe tani më skuadra nuk ka probleme në përbërjen e saj dhe as suspendime.

Ndërsa edhe fusha e Ferizajt është e përshtatshme megjithëse luajnë në fushë me bari sintetik, por Prishtina tani e dy vite stërvitet vetëm në këto fusha dhe nuk shkakton kokëçarje për të përzgjedhurit e trajnerit Josa.

“Bile ne Prishtinës na është dashur shumë ky pushim meqë kishim diku 6 ndeshje për 18 ditë. Pra, duke pushuar mirë pa ndeshje dhe vetëm duke u përgatitur, besojmë se jemi në gjendjen tonë optimale. Kurse, edhe pse udhëtojmë te kundërshtari i cili në ndeshjen e parë na kishte befasuar, kësaj radhe nuk e mendojmë një gjë tillë, por mendojmë vetëm për tre pikët, për vazhdimin e fitoreve. Nuk e mohoj që Ferizaj ka ekip të papërshtatshme me një trajner si Tovërlani që e njohim të gjithë dhe kuptohet tamam puna ai të hapet me ne, do të luaj defansiv edhe pse luajnë si vendas, mirëpo kjo gjë nuk na përket neve dhe as nuk na intereson, ne shkojmë vetëm për fitoren e 9-të të radhës duke dashur të mbyllim stinorin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat