Ademi në Bosnjë

Futboll

Ademi në Bosnjë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:53
Ademi, dhuratë për presidentin e FF të Bosnjë e Hercegovinës

Federata e Futbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës, sot, në Sarajevë ka mbledhur drejtues të FIFA-s, UEFA-s si dhe krerët e të gjitha federatave të rajonit në manifestimin me rastin e inaugurimit të Shtëpisë së saj të rinovuar që u ndihmua edhe nga UEFA. Ishte edhe vet presidenti i UEFA-s Aleksandër Çeferin i cili po shoqërohej nga Thierre Favre e Zoran Lakoviç si dhe Bjorn Vasallo nga FIFA, që morën pjesë në këtë inaugurim, e ku mori pjesë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ku ishin të pranishëm edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe ai i FF të Maqedonisë, Muhamet Sejdini. Fjalën e rastit e mbajtën presidenti i FF të Bosnjës e Hercegovinës, Elvedin Begiçi dhe presidenti i UEFA-s z. Çeferin.

Këtë event krerët e federatave të rajonit e shfrytëzuan për bashkëbisedim në drejtim të rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit ndër rajonal me qëllim të zhvillimit e përparimit të futbollit. Ndërkaq, presidenti Ademi mori urime nga të gjithë për sukseset e Kombëtares duke theksuar se loja e Kosovës i kishte impresionuar shumë. Presidenti Ademi duke i falënderuar theksoi se kemi një Kombëtare të re me djem tejet ambicioz dhe po punojmë shumë në ngritjen cilësore të saj.

Ademi, dhuratë për presidentin e FF të Bosnjë e Hercegovinës

Ndërkohë në gala mbrëmjen e organizuar nga Federata e Futbollit e Bosnjë e Hercegovinës me rastin e inaugurimit të selisë së saj, e ku po marrin pjesë krerët e UEFA-s, zyrtarë të lartë të FIFA-s si dhe president të federatave kombëtare, presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka ndarë një dhuratë të veçantë për presidentin e Federatës së Futbollit të Bosnje e Hercegovinës, Elvedin Begic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat