Grumbullohet për herë të parë Kombëtarja U19

Futboll

Grumbullohet për herë të parë Kombëtarja U19

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:57
Grumbullohet për herë të parë Kombëtarja U19

Në kryeqytet është grumbulluar për herë të parë Kombëtarja U19 në futsall nën drejtimin e përzgjedhësit, Suad Keçi. Kombëtarja e kësaj grupmoshe është e krijuar rishtazi dhe ka nisur stërvitjet e para të përbashkëta në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019. T’iu rikujtojmë se Kosova në fillim të këtij muaji i ka mësuar kundërshtarët e kualifikimeve për këtë grupmoshë, ku në grup do të ketë Suedinë, Qipron dhe San Marinon.

Ndeshjet kualifikuese të këtij grupi do të mbahen prej 21 deri më 26 janar, 2019 në San Marino. Përzgjedhësi Suad Keçi në këtë grumbullim pati në dispozicion 22 lojtarë.

“Kjo është stërvitja e parë me këtë grupmoshë. Pres nga djemtë që të japin maksimumin dhe ta prezantojmë shtetin tonë sa më mirë. Sigurisht se do të jetë vështirë, pasi këto janë kualifikimet e para për ne, por do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë”, ka theksuar Keçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat