Xavi: Nuk pres që Neymar të kthehet në Barcelonë

Futboll

Xavi: Nuk pres që Neymar të kthehet në Barcelonë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 14:24
Neymar dhe Xavi Hernandez

Legjenda e klubit katalanas ka folur për të ardhmen e brazilianit.

Spekulimet se Neymar mund t’i bashkohet përsëri Barcelonës, sa po shkojnë e po shtohen.

Braziliani duket se nuk është i lumtur në Paris Saint-Germain dhe dëshira e tij është të luajë përsëri në Camp Nou.

Por sipas ish-futbollistit të Barçës, Xavi Hernandez, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Nuk e shoh si mundësi. Mënyra sesi është larguar ai, më bën të dyshoj që mund  të kthehet”, ka thënë Xavi për Cadena SER.

“Lexoj shumë rreth Neymarit nëpër media, por sipas mendimit tim gjasat janë zero që ai të luajë përsëri me Barcelonën”, ka përfunduar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat