Rabiot dhe PSG do të takohen për herë të fundit, vendoset për të ardhmen e lojtarit

Futboll

Rabiot dhe PSG do të takohen për herë të fundit, vendoset për të ardhmen e lojtarit

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 18:02
Adrien Rabiot

Adrien Rabiot është njëri nga lojtarët që ka zënë vendin më të madh në shtypin evropian (të sportit).

Sipas “Sport”, francezi do të takohet me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi  për herë të fundit, ku do të synohet të arrihet një marrëveshje.

Rabiot do t’i skadojë kontrata verën e ardhshme dhe pas tij janë vënë skuadra të shumta, ku garën e kryeson Barcelona.

PSG mendohet se do t’i ofrojë atij një kontratë të majme në mënyrë që lojtari të vazhdojë dhe të mos largohet si i lirë në afatin kalimtarë të verës.

Mesfushori nuk është aspak i kënaqur me situatën në skuadër dhe gjasat janë që marrëveshja të mos arrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat