Atletico fillon bisedimet me Jan Oblak

Futboll

Atletico fillon bisedimet me Jan Oblak

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 23:08
Jan Oblak

Diego Simeone ka thënë se Atletico Madrid ka hapur bisedimet me portierin Jan Oblak.

Slloveni është kthyer në një nga portierët më të mirë, nën urdhrat e trajnerit argjentinas.

Në afatin e fundit kalimtar, ai ishte lidhur me një kalim të mundshëm tek Liverpool dhe Chelsea, por tashmë trajneri ka thënë se skuadra ka filluar punët që ta mbajë portierin në kampin “Rojiblancos”.

“E di se skuadra po punon që ta mbajë Jan këtu. Kemi biseduar me të këtë javë dhe ai e di se çfarë i duhet  dhe për çfarë ka nevojë” ka thënë Simeone për reporterët.

“Ai e di se edhe ai na duhet ne. Ai është një lojtar kyç në të tashmen dhe në të ardhmen e klubit” ka vazhduar trajneri.

Atletico do të takohet këtë vikend me Barcelonën, ndeshje kjo e rëndësishme për pozitën e parë në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat