E pabesueshme: Bunjaku zbulon se Mavraj e ka pranuar Kosovën, ja kush e ka penguar

Futboll

E pabesueshme: Bunjaku zbulon se Mavraj e ka pranuar Kosovën, ja kush e ka penguar

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 23:38
Bunjaku, Mavraj

Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, e ka zbuluar një fakt interesant për mbrojtësin Mërgim Mavraj i cili aktivizohet për Kombëtaren e Shqipërisë.

Ai ka thënë se kapiteni momental i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në tri raste ka pranuar që të vijë për Kosovën.

“Shumë gjëra nuk janë thënë. Mund të them se Mërgim Mavraj në tri raste ka pranuar që ti bashkohet Kosovës. Ai nuk është lejuar në tri raste që të vijë pasi që Bochumi nuk e ka lejuar”, ka zbuluar Albert Bunjaku.

Mavraj në gjashtë vitet e fundit ka qenë një ndër shtyllat e Kombëtares shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat