Tottenham-Chelsea, 10 minutat e para dhe 10 të fundit mund të jenë vendimtare

Futboll

Tottenham-Chelsea, 10 minutat e para dhe 10 të fundit mund të jenë vendimtare

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 08:00
Tottenham-Chelsea

Chelsea i pamposhtur në Premier League do të luajë këtë të shtunë në fushën e Tottenham. Kjo do të jetë sfida më e vështirë për lojtarët e Maurizio Sarri-t në këto javë të para të kampionatit anglez.

Për më tepër, “Blutë” kanë arritur të fitojnë vetëm një ndeshje në fushën e “Spurs” që nga 2013-a: 1 fitore, 2 barazime, 2 humbje. Një fitore e vendasve, jo vetëm që do t’i shkaktonte Chelsea-t humbjen e parë në këtë kampionat, por do ta ndihmonte ekipin e Pochettino t’i paraklonte në renditje.

Forma e Tottenham
“Spurs” kanë shënuar gol në të gjitha ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi në 2018-ën me përjashtim të njërës, që ka qenë edhe takimi i tyre i fundit i luajtur para publikut vendas në këtë kampionat, i humbur 1-0 kundër Manchester City-t.

Në fakt, Tottenham ka marrë vetëm dy fitore në ndeshjet e këtij kampionati që kanë luajtur në shtëpi (2 fitore, 2 humbje) dhe mbeten e vetmja skuadër e Premier League që nuk ka regjistruar asnjë barazim në këtë sezon (9 fitore, 3 humbje).

Një tjetër problem për vendasit është mbrojtja, që ka pësuar gol në gjashtë nga shtatë ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në shtëpi në të gjitha kompeticionet.

Forma e Chelsea 
Skuadra e Sarri-t, nga ana tjetër, nuk ka pësuar gol në katër nga pesë ndeshjet e kampionatit të luajtura në transfertë (4 fitore, 1 barazim) dhe ka qenë në avantazh pas pjesës së parë në tri nga ato katër fitore të marra larg shtëpisë.

Për më tepër, “Blutë” kanë shënuar të paktën dy gola në katër nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Mbi 2.5 gola për takim janë realizuar në 8 nga 12 ndeshjet që Chelsea ka luajtur deri tani në Premier League.

Statistikat
– Chelsea ka shënuar një gol në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes në katër nga pesë ndeshjet e luajtura në transfertë në këtë kampionat.

– “Spurs” kanë pësuar gol në 10 minutat e para në tre nga katër ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi në të gjitha kompeticionet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat