Ballkani, Liria e Llapi marrin fitore

Futboll

Ballkani, Liria e Llapi marrin fitore

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 15:41
Foto nga ndeshja

Tri ndeshje e zhvilluara në kuadër të xhiros së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës dhuruan spektakël dhe shumë gola.

Llapi mori një fitore mjaft të rëndësishme si mysafir në kryeqytet ndaj Flamurtarit, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0 fal golit të Behar Maliqit në minutën e 84’ të takimit.

Ndërsa Ballkani realizoi një fitore bindësi në shtëpi ndaj Gjilanit, duke e mposhtur me rezultatin 4-1, golat për skuadrën nga Suhareka i shënuan Durim Gashi 44’, Blend Baftiu në minutën e 48’, Arbër Potoku 78’ dhe në minutën e 88’ Leutrim Gashi, kurse për Gjilanin golin e vetëm e shënoi Elbasan Gashi në minutën e 21’ të takimit.

Liria fitoi me rezultat të pastër 3-0 si mysafir ndaj KEK-ut. Golin e parë në ndeshje e shënoi Robert Gjeraj në minutën e 20’ pastaj shtatë minuta më vonë Blendi Memaj e dyfishoi epërsinë dhe në minutën e 66’ për 3-0 shënoi Fatih Karahoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat